Berisha kërkon shkarkime të menjëhershme pas vrasjes në Pejë

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të gjithë zinxhirit të përgjegjësisë institucionale pas rastit në Pejë, duke përfshirë ministrin, drejtorin e Policisë, zyrtarët e hetimeve në Pejë dhe koordinatoren shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë para gazetarëve se fillimisht duhet të ndërmerren veprime institucionale dhe të kërkohet përgjegjësi, e më pas të votohet rezoluta.

“E para, jemi të tmerruar dhe të shqetësuar për këtë rast që ka ndodhur. E dyta, mendoj se është dashur të ketë veprime institucionale, menjëherë shkarkime për të gjithë zinxhirin e atyre që kanë pasur punë me këtë rast edhe për koordinatoren shtetërore. Pastaj mund ta votojmë rezolutën. Kjo situatë kërkon siç do ta kishte shkruar ajo me fjalët e veta, që të mos vijë dita të japim llogari pasi të mos jem më unë. E sot ka ardhur ajo ditë. Është dashur të ketë veprime institucionale. Pra, shkarkime dhe përgjegjësi të menjëhershme, nga ministri, drejtori i Policisë, zyrtarët e hetimeve në Pejë dhe gjithkund tjetër ku kanë të bëjnë me këto raste. Pastaj mund ta bëjmë rezolutën dhe të paraqesim kërkesa të tjera. Unë për momentin jam për këtë: është dashur të ketë shkarkime”, tha Berisha.

Të ngjashme

Të fundit