26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Berisha kërkon dorëheqjen e Osmanit nga posti i Presidentes: Manipuloi votat gjatë zgjedhjes së saj

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e presidentes Vjosa Osmani për shkak të manipulimit të votës gjatë zgjedhjes së saj si presidente.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha e quajti “të kontaminuar dhe të pandershëm”, zgjedhjen e Osmanit presidente.

“Presidentja aktuale duhet të largohet nga detyra për shkak të procesit të kontaminuar dhe të pandershëm që çoi në zgjedhjen e saj. Votimi për presidenten Vjosa Osmani është manipuluar përmes kontrabandimit të votës, duke shkelur transparencën dhe duke përdorur metoda që cenojnë integritetin e institucioneve shtetërore. Një akt i tillë është i papranueshëm në një demokraci që synon të mbajë standarde të larta të drejtësisë dhe etikës politike.” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit