28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Beqa: Nuk e di misionin e kujt janë duke e kryer Vetëvendosja në krye me Kurtin për fushatën në Maqedoninë e Veriut, do ju shkojë huq

- Advertisement -

Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka deklaruar për Front Online se nuk ka dijeni se VV-ja me Kurtin misionin e kujt po e kryejnë për këtë fushatë.

Beqa e ka vlerësuar veprim jo të duhur përkrahjen e një anshme të Kurtit.

Ai thotë se ndihma e Vetëvendosjes në Maqedoni do të shkojë huq.

“Është veprim jo i duhur e aq më shumë njëanshëm kur shkon atje dhe bëhet kundër njerëzve që kanë shumë vlera. Nuk e di misionin e kujt janë duke e kryer Vetëvendosja në krye me Kurtin, gjest i pahijshëm. Një fjalë e popullit ju përshtatët e kanë bërë fetë në Kosovë e po shkojë me rregullu në komshi. Veç dëme kanë me i bërë atyre që tentojnë me ju ndihmuar VV-ja”, deklaroi Beqa.

Prezenca e Kurtit në Maqedoni në prag të zgjedhjeve nuk do të ndikojë për mirë, sipas Beqës.

Deputeti i PDK-së vlerëson se kryeministri Kurti asnjë punë nuk ka realizuar në vendin e tij.

“Kurti edhe më herët kur u përzieke në Shqipëri e ka marr faturën por edhe në Maqedoni do ta merr faturën se qytetarët njëherë i mashtroi gjithë jetën nuk mundët në Shqipëri nuk pati mundësi edhe në Maqedoni nuk do të ketë. Kurti po mshefët mbas kauzave të rrejshme se asnjë punë nuk po e realizon në Kosovë as në ekonomi as siguri as integrim të vendit”, u shpreh Beqa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit