28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Beqa: Kurti si një narcist s’jep dorëheqje edhe nëse digjet gjysma e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka theksuar se në takimin e fundit të kryeministrit Kurti me kreun e partisë së tij, Memli Krasniqi, ishte shprehur nevoja për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por që nuk ka arritur ta gjejë një mënyrë të pranueshme për këtë qëllim.

Sipas tij, një nga propozimet ka qenë që Kurti të japë dorëheqje, por kjo nuk mund të ndodhë pasi “narcisti nuk jep dorëheqje edhe sikur të digjet gjysma e Kosovës”.

“Ftesën për takim ne iu kemi përgjigj, dhe ka qenë një takim që është i njohur për mediat. Në atë takim kryetari ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Një mënyrë ishte të shkohet në zgjedhje me dorëheqje të Kurtit, i kish rënë tamam kjo sepse ka dështuar në të gjitha proceset, mënyra e dytë ishte për me shkarku, nuk i kemi votat, për të dhënë dorëheqje ky kryeministër, ne e kemi parë se tipat e tij, tip narcisiti nuk jep dorëheqje, ai për mendimin tim edhe nëse është me u kall gjysma e Kosovës nuk jep dorëheqje duke thënë se gjysma tjetër e Kosovës po më donë. Varianti tjetër ka qenë jo më i miri, por që u dakordu mazhoranca”, ka deklaruar Beqa.

Ai gjithashtu ka shtuar se edhe përpjekjet për shkarkimin e Kurtit nuk kanë arritur të mbështeten.

Sa i përket qëndrimit të opozitës, Beqa ka kritikuar duke theksuar se i kanë thënë Qeverisë të qëndrojë deri në fund.

“Kurti asnjë kauze nuk i qëndron mbrapa, as si opozitar e as në pozitë. Kur e ka pa Kurti se i kem pasur votat, ai kërkojke me gjet arsyetime se duhet me u bë opozita bashkë. Nuk pranoi Kurti.  Nuk e kam kuptu opozitën, është shembull që nuk e kam parë asnjëherë në rajon as gati askund që opozita ti thoshte një qeverie rri deri në fund”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit