16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Benzema kthehet në Madrid për trajtim mjekësor

- Advertisement -

Karim Benzema është rikthyer në Spanjë.

Kjo u konfirmua nga skuadra e tij Al-Ittihad.

“Karim Benzema është rikthyer në Real Madrid për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore lidhur me dëmtimin që pësoi këtë sezon, në koordinim mes ekipit mjekësor të Al Ittihad dhe Real Madridit”, thuhet në deklaratën zyrtare të Al Ittihad-it.

Benzema do të qëndrojë për një javë në kryeqytetin spanjoll në përpjekje për t’u rikuperuar për pjesën e fundit të sezonit, ku Al-Ittihadit i duhet ende të kualifikohet si i treti në Ligë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të Azisë sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez, iu bashkua kampionit aktual të Arabisë Saudite Al-Ittihad një vit më parë.

Ai i ka bërë 29 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit