Karim Benzema ka qenë protagonist gjatë fundjavës në emitonin “Turbo” që transmetohet në kanalin francez M6.
Ai ka folur për pasionet e tij, mbi të gjitha motorët, por edhe për gjërat tjera të jetës private.
Sulmuesi i Real Madridit nuk e la pa e përmendur birin e tij, Ibrahim, i cili do t’i mbushë 5 vjet në muajin maj, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, 34 vjeçari beson se pikërisht i biri i tij mund të jetë pasardhësi i tij në futboll.
Madje, shpreson që Ibrahimi një ditë të luajë po ashtu në Real Madrid.
“Biri im e ka një prekje të mirë të topit, kjo duket qartë”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Lyonit.
“A do ta transferojmë në Real Madrid? Shpresojmë që kjo të ndodhë”, vazhdoi Benzema.
Përfaqësuesi francez thotë se duke e pasur parasysh mundësinë që Ibrahimi të inkuadrohet në akademinë e “Los Blancos”, e ka edhe miratimin e nënës së tij.
Benzema e ka edhe një vajzë, Melia, 7 vjeçare, dhe e ka thënë disa herë se dy fëmijët janë pika e tij e dobët, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi i rrezikshëm ishte lënduar në ndeshje me Mallorcan dhe nuk mundi ta ndihmonte Realin në “El Clasico” me Barcelonën, por e humbi edhe grumbullimin me Kombëtaren e Francës.
Ai shpreson të rikthehet edhe më i fortë pas pushimit, kur të përfundojnë angazhimet e Kombëtareve.