Karim Benzema po vuan në Arabinë Saudite me skuadrën e Al-Ittihad. Sulmuesi francez është larg statistikave që regjistronte me Realin e Madridit.
Por, 36-vjeçari e ka një justifikim për këtë pasi në një intervistë të fundit ia hedh fajin shokëve të skuadrës së Al-Ittihad. Benzema shprehet se në fushë ka nevojë që ata ta mbështesin më shumë ndërsa theksoi se ai e ka të pamundur që ndeshjet t’i fitojë i vetëm.
“Sigurisht që unë nuk mund të jem njësoj si në Spanjë. Këtu është një ambient tjetër, skuadër e re me lojtarë të tjerë. Unë kam nevojë për më shumë ndihmë në fushë, nuk mund t’i fitojë ndeshjet i vetëm”, u shpreh Benzema.
Në 20 ndeshje të këtij sezoni në kampionatin arab, Karim Benzema ia ka dalë të shënojë nëntë gola si dhe të regjistrojë shtatë asistë.