32-vjeçari kosovar, Benjamin Kololli po shkëlqen te Sioni në Superligën e Zvicrës, duke rigjetur formën e tij të dikurshme.
Pas rikthimit nga Japonia – së pari te Baseli e pastaj te Sioni – në futbollin zviceran, Kololli tashmë po shkëlqen, duke shënuar gjashtë gola e dy asistime në 14 ndeshje në elitën e futbollit zviceran.
Mirëpo, këto stastika duket se nuk e kanë zgjuar interesimin te Kosova për ta rikthyer në kombëtare.
Për këtë ka folur vetë Kololli për “Blick”.
“Nuk jam dëgjuar kurrë me të. Kështu që gjithë çfarë unë duhet të bëj te Sioni është ta jap më të mirën dhe automatikisht të bëhem qendër e vëmendjes”, ka thënë Kololli.
Benjamin Kololli ka 24 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, mirëpo nuk është ftuar te kombëtarja dardane që nga viti 2022.
Ndeshja e tij e fundit ishte ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve, më 5 qershor 2022, në të cilin takim kishte djersitur fanellën për 33 minuta.