7.5 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

“Bëma djalin noter”, Gruda e quan skandaloze deklaratën e Haxhiut

- Advertisement -

“Edhe te ne janë përpjekë me na thanë, këqyr boma djalin noter, këqyre na kanë ardhë me dosje në zyre, ne i kemi thënë largohuni sepse nuk është mënyra se si funksionojmë kështu”, deklaroi ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu në panelin e Lëvizjes Vetëvendosje për drejtësi.

Lidhur me këtë, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se është skandaloze se si ministrja ‘nuk e kupton detyrimin e saj ligjir për të raportuar në prokurori raste të shkeljeve të tilla’.

Gruda shkruan:

Në panelin për drejtësi të LVV-së, Ministrja e Drejtësisë paska deklaruar:

“Edhe te ne janë përpjekur të na thonë: ‘Shiko, ma bëj djalin noter’. Kanë ardhur me dosje në zyrë, dhe ne u kemi thënë të largohen sepse nuk funksionojmë kështu.”

Skandaloze! Ministrja Haxhiu nuk i ka raportuar këto raste në prokurori, duke treguar qartë se nuk e kupton detyrimin e saj ligjor për të adresuar shkelje të tilla.

Kur ajo nuk arrin të kuptojë një detyrim kaq elementar, si mund të presim që të udhëheqë suksesshëm reformat në sistemin e drejtësisë?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit