Bella Hadid ka komentuar romancën më të re të së motrës, Gigi me Leonardo DiCaprio. Kohët e fundit është përfolur për një romancë mes dyshes vetëm pak kohë pasi aktori i dha fund lidhjes disa vjeçare me Camila Morrone. Por çfarë mendon Bella për çiftin më të ri të showbizz-it?
Burime pranë miqve të DiCaprios pohuan se aktori ishte shumë i dashuruar me Gigi-n dhe se ai kishte shprehur dëshirën e tij për të bërë një fëmijë me të. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer Bella-s, e cila ka ndarë mendimin lidhur me këtë me një nga miqtë e saj më të ngushtë.
Sipas revistës amerikane The Mirror, Bella mendon se motra e saj Gigi është “shumë e mirë për të dalë me Leo-n”. “Bella është shumë e turpëruar nga kjo,” shpjegoi një burim pranë modeles së famshme duke shtuar: “Ajo është e shqetësuar se Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar”.