Bekim Jashari dhe Halil Kastrati me mesazh për shqiptarët e Luginës para zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi

- Advertisement -

Bekim Jashari dhe Halil Kastrati kanë përcjellë një mesazh për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke bërë thirrje për të votuar Koalicionin Shqiptar me numrin 17 në zgjedhjet që organizohet të dielën në Serbi.

Mesazhi, i përcjellë nga Shtëpia e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, u drejtohet shqiptarëve të Kosovës Lindore, me theks te rëndësia e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Përmes kësaj thirrjeje, Jashari dhe Kastrati kanë vënë në pah rëndësinë e përfaqësimit të shqiptarëve dhe të angazhimit për çështjet që prekin Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

“Bashkimi, dinjiteti dhe përfaqësimi i shqiptarëve kanë rëndësi!” është mesazhi që shoqëron thirrjen për votimin e Koalicionit Shqiptar.

Të ngjashme

Të fundit