Ish-seputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare janë vendimtare për të ardhmen e vendit, duke i cilësuar ato si një përcaktim mes demokracisë dhe, sipas tij, një rruge drejt diktaturës.
Ai ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ekzekutivi ka prodhuar kriza të njëpasnjëshme, ka dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë dhe ka rënduar jetën e qytetarëve.
Sipas Haxhiut, qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do të vendosin “mes shpresës dhe frikës”, duke përcaktuar drejtimin që do të marrë Kosova në vitet në vijim.
Postimi i plotë:
Zgjedhje parlamentare janë për fatin e Kosovës.
Në zgjedhje qytetarët do të përcaktohen , për një Kosovë demokratike, me shpresë dhe zhvillim, apo një rruge drejt diktaturës së Kurtit, me kriza, izolim dhe pasiguri.
Qeveria Kurti, me krizat e njëpasnjëshme, ka cenuar sigurinë dhe vetë ekzistencën e shtetit.
Ka prishur raportet me partnerët ndërkombëtarë dhe ka rënduar jetën e qytetarëve.
Kjo qeverisje e dëmshme, e korruptuar dhe anti-UÇK, duhet të marrë fund.
Mes shpresës dhe frikës.
Mes demokracisë dhe diktaturës.
Qytetarë do të vendosin në zgjedhje për të ardhmen e Kosovës.






