Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka marrë pjesë në takimet e kësaj partie në disa fshatra të Skenderajt.
Ai ka thënë se ka parë mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
“Sonte ishim në Terrnovë, Rezallë e re dhe Aqarevë të Skenderajt për të prezantuar programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Pritja ishte fantastike, mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm dhe së bashku u zotuam se nuk do të ndalemi deri në fitoren e PDK-së më 9 shkurt”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
#PDK131 ✅️
#BedriHamzaKryeministër1 ✅️
#MemliKrasniqi2 ✅️
#BekimHaxhiuKamishi109 ✅️