Bekim Haxhiu, kandidati për deputet nga PDK, zhvilloi një takim të suksesshëm në Mikushnicë dhe Lubavec, ku theksoi se mbështetësit e PDK-së janë të vendosur të kontribuojnë në fitoren e Kryeministrit Bedri Hamza dhe realizimin e programit zhvillimor për Kosovën.
Haxhiu theksoi se kjo forcë politike i ka bashkuar qytetarët jo vetëm në periudhën e luftës për liri, por edhe në shtetndërtim dhe për një të ardhme më të mirë për vendin.
“Na bashkoi lufta për liri dhe shtetndërtim, për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, tha Haxhiu.
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër1
#MemliKrasniqi2
#BekimHaxhiuKamishi109