Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti, i cili dje ka kritikuar paraardhësit e tij për dialogun në Bruksel.
Ai ka vlerësuar se kreu i Qeverisë nuk po e thotë të vërteten në lidhje me marrëveshjet e arritura nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Kurti e di se marrëveshje e tij është 100 herë më e dëmshme për Kosovën se marrëveshjet e mëhershme.
“Pse Albin Kurti e ka guximin e një të çmenduri me dalë paturpësisht me rrejt publikisht? Ka disa arsyeje! Qe cilat janë ato sipas meje: Albini e di saktë që Marrëveshja e vitit 2013, ku neni 3 kërkon themelimin e një Asociacioni OJQ, njëjtë qysh është Asociacioni i Komunave të Kosovës! Rreziku 0! Albini e di saktë që Marrëveshja e tij është 100 herë më e dëmshme për Kosovën, sepse sjell autonomi territoriale për serbët në veri! Albini e di saktë se në ditën që është bërë me gjerman (të cilët tashmë e kanë braktisur) kundër amerikanëve, ai e ka pranuar autonominë për veriun!”, ka shkruar Berhrami.