Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka shprehur shqetësime për, siç i quan ai, synime politike të kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Behramit, ekziston rreziku që vendi të futet në një cikël të vazhdueshëm krizash politike dhe zgjedhjesh të shpeshta, të cilat, sipas tij, do t’i shërbenin Kurtit për të mbajtur pushtetin.
Ai pretendon se një qasje e tillë mund të përfshijë edhe rolin e Albulena Haxhiut, duke e vendosur në një situatë të ngjashme me atë të ushtrimit të detyrës në kushte të paqëndrueshme.
“Frika ime më e madhe është, synimi i radhës i Albin Kurtit. Ky synim përbën rrezik për shtetin e Kosovës. Ai do të mundohet që nga nesër Albulena Haxhiun këtë eksperimentin që ai me qenë kryeministër në detyrë për katër vite duke prodhuar kriza, zgjedhje e pasiguri. Unë betohem që ai do të mundohet ta bëjë të njëjtën gjë me Albulena Haxhiun”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai shtoi se, sipas tij, vendi mund të përballet me zgjedhje të njëpasnjëshme në periudha të ndryshme – në verë, vjeshtë dhe edhe në pranverën e ardhshme – nëse një skenar i tillë realizohet.






