Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk mund të zgjedhet kryetare e Kuvendit.
Ai ka thënë se Vetëvendosje duhet të heqë dorë nga kandidatura e Haxhiut në mënyrë që të konstituohet Kuvendi.
Beharimi në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se zgjidhja e kësaj situate është e lehtë dhe se LVV ka figura konsensuse brena grupit për ta propozuar për kryetar të Kuvendit.
“Zgjidhja është tepër e thjeshtë dhe tepër e lehtë. Partitë opozitare tashmë kanë ofruar rrugë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. AAK ka qenë edhe më praktike duke ofruar edhe emra të cilët do t’i votonin. Por, z.Kurti dhe të tjerët kanë vendosur që këtë marrëzi ta vazhdojnë edhe më tutje. LVV duhet të heqë dorë nga Haxhiu dhe të ofrojë një figurë konsensuale ku Grupi Parlamentar i LVV-së ka mjaft”, ka thënë Behrami.
I pyetur për një mundësi bashkëpunimi ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, ai ka thënë se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë.
Behrami tha se ata kanë dallime ideologjike me Vetëvendosjen dhe këto e pamundësojnë një bashkëpunim me këtë parti.