Behrami: Kuvendi nuk duhet të shkojë në pushim vjetor pa u krijuar institucionet, çdo vonesë i shërben Kurtit

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve, duke kundërshtuar mundësinë që Kuvendi të shkojë në pushim vjetor pa u përmbyllur procesi i krijimit të institucioneve.

Përmes një postimi publik, Behrami ka deklaruar se “Kuvendi i konstituuar assesi nuk bën të shkojë në pushim vjetor”, duke paralajmëruar se çdo vonesë në krijimin e institucioneve i shërben interesave politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka pretenduar se Kurti do të insistojë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 27 dhjetor, duke shtuar se për këtë arsye çdo shtyrje e krijimit të institucioneve është në interes vetëm të tij.

“Prandaj, çdo shtyrje e krijimit të institucioneve është interes vetëm i Kurtit – assesi i Kosovës”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme

Të fundit