Behrami kërkon krijimin e një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës sipas modelit gjerman

- Advertisement -

Deputeti i PDK-se, Artan Behrami ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke theksuar se në vend ka pasur shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore.

Deputeti Behrami vlerëson se Republika e Kosovës, më shumë se kurrë, ka nevojë për një mekanizëm institucional që do të mbrojë rendin kushtetues dhe demokratik.

Ai propozon krijimin e një zyre apo agjencie që do të ketë mandat për të monitoruar dhe analizuar veprimtarinë e partive politike, individëve dhe grupeve që sfidojnë rendin kushtetues, si dhe për të raportuar mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas tij, një institucion i tillë duhet të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes në vend, me qëllim garantimin e funksionimit të shtetit ligjor.

Të ngjashme

Të fundit