Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, lidhur me gjykimet në mungesë për krime lufte në Kosovë.
Behrami e ka cilësuar si “gënjeshtër dhe manipulim politik” pretendimin se gjykimin në mungesë e mundësoi Vetëvendosje në vitin 2021.
Sipas tij, kjo mundësi u përfshi në legjislacion në vitin 2019, përmes Ligjit nr. 06/L-091, dy vjet para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet.
Ai ka theksuar se në atë kohë ministër i Drejtësisë ishte Abelard Tahiri, duke iu referuar edhe një deklarate të Adnan Rrustemit nga Vetëvendosje.






