Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë në Poloni, ku është takuar me presidentin polak, Andrzej Duda.
Begaj ka bërë të ditur se në takim me homologun polak, kanë diskutuar edhe për Kosovën.
“Në Varshavë, me ftesë të Presidentit Andrzej Duda.Si dy vende me histori të ngjashme dhe vlera të forta evropiane, festuam arritje të rëndësishme dhe diskutuam për forcimin e lidhjeve tona bilaterale, integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe rolin strategjik të Kosovës.”
“Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Polonisë të dedikuar drejt thellimit të marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike.” – ka shkruar ai më Facebook.
Shkrimi i tij: