-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Begaj: Shqipëria krah Kosovës përballë çdo kërcënimi

- Advertisement -

Presidenti Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria do të jetë krahë Kosovës përballë çdo kërcënimi apo sfide dhe do të jetë përkrahëse për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Në urimin që i ka dërguar presidentes Vjosa Osmani për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Begaj ka vlerësuar zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin strategjik “si dy republika të një kombi”.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti Begaj në telegramin e urimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit