Cesc Fabregas pritet ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.
Mesfushori spanjoll në fakt do të luajë në Serie B, respektivisht në divizionin e dytë të futbollit italian.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Sipas tij, ish-futbollisti i Arsenalit, i Barcelonës dhe i Chelseat ka arritur marrëveshje verbale me klubin Como.
Veterani i mesfushës pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin italian.
Gjithnjë sipas Romanos, ish-përfaqësuesi spanjoll pritet të fluturojë drejt Italisë në muajin gusht për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore e më pas do ta nënshkruajë kontratën deri në vitin 2024.
35 vjeçaro së fundmi ishte pjesë e Monacos.