-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Bedri Hamza: Sigurimet shëndetësore bëhen, barnat falas sigurohen edhe për të prekurit nga kanceri dhe ata me sëmundje kronike

- Advertisement -

Bedri Hamza e ka nisur ditën e sotme me videon e një nëne, e cila tregon që kur u sëmuret dikush në familje, sidomos fëmijët, mendimin e parë e ka shëndetin e tyre dhe koston e gjithë kësaj pune, nëse do të mund t’ia dalin.

Ajo thotë se shumë shpesh ndodh që spitalet nuk i kanë as barnat esenciale dhe krejt barra e kostos së tyre bie mbi ta.

Në anën tjetër, Hamza i përgjigjet asaj, duke thënë se asnjë prind nuk duhet të zgjedh mes shëndetit të fëmijës dhe shpenzimeve të shtëpisë, si dhe i tregon se do t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore dhe do të dyfishojë buxhetin për t’i siguruar barnat esenciale falas.

Hamza ka thënë se barnat falas do të sigurohen edhe për të prekurit nga kanceri dhe ata me sëmundje kronike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit