Në kulmin e izolimit të pushtetarëve aktual të Kosovës, dhe në pikën me të ulët të koordinimit me aleatët tanë ndërkombëtar, Bedri Hamëza i nominuari për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, pritet në Shtepinë e Bardhë në SHBA.
Në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më heret, z. Hamza ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhe, ndërsa pritet të zhvillojë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentit e Shtetit dhe me organizata joqeveritare e personalitete të shquara.
Sipas Nacionales sonte z. Bedri Hamza është takuar tashmë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistent Special i Presidentit Biden dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së dhe znj. Kathleen Larkin, drejtoreshe për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së.