9.8 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Bedri Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me investime, që ata t’i mbështesin punëtorët

- Advertisement -

 Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot Rahovec, ku ka vizituar fabrikën “FrigoSTAR”, e cila merret me prodhimit e pajisjeve për industrinë ushqimore.

Hamza ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai do t’i mbështesë ndërmarrësit në realizimin e projekteve të tyre, me të vetmin kusht që ata të krijojnë vende të reja pune dhe të ofrojnë paga më të mira për punëtorë.

“Unë jam i përcaktuar që ta përkrahi shumë sektorin privat, sepse sektori privat është kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim. Përmes përkrahjes së sektorit privat, përmes reformave fiskale dhe financiare sigurisht se ndërmarrja do ta ketë më mirë, do të krijojë më shumë të ardhura. Por, përmes përmirësimit të kushteve të kompanive, të ndërmarrjeve edhe punëtorët do ta kenë më mirë, sepse kur kompania fiton më shumë, punëtorëve iu rriten pagat. Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së jetës së punëtorëve të sektorit privat, por edhe të sektorit publik, si dhe fuqizimi i mbrojtjes së kontratave të punës përmes ligjit”, ka shtuar ai.

Hamza parasheh masa direkte që rrisin sigurinë për punëtorët, duke theksuar se  investimet në sektorin privat duhet të kenë efekt edhe në zhvillimin e punëtorëve.

“Unë ia kam vendosur si detyrë vetes: ta ndryshoj gjendjen ekonomike dhe qytetarët tanë të jetojnë me mirë. Kosova mundet ma mirë”, ka thënë kandidati i PDK-së për kryeministër.

Link: https://we.tl/t-FqzgQOfShW

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit