Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar nga Fatmir Limaj që ta mbështet PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.
PDK-ja sot e refuzoi përfshirjen e Limajt në listën për deptuetë, duke thënë se kryesia ka vendosur ashtu.
Por, Hamza tha se përkrahja e Limajt për PDK-në hap rrugë për bashkëpunim në të ardhmen.
“Presim, i ftojmë, i lusim që ata të na përkrahim që ne të rritemi në vota dhe kjo është e matshme. Normalisht rezultati më i mirë dhe besoj në atë për PDK-në pastaj hap rrugë për bashkëpunime edhe në nivle të institucione, por edhe të përfshirjes të Limajt dhe të tjerëve që duan të jenë pjesë e PDK-së”, ka thënë ai.






