8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Bebe Rexha tregon se dikush i dërgoi me zarf postar një letër higjenike të përdorur

- Advertisement -

Bebe Rexha mori një surprizë të padëshiruar brenda një dërgese postare.

Ylli i muzikës pop, publikoi një fotografi në Twitter duke treguar atë që dukej të ishte letër higjienike pranë një zarfi që mori me postë.

 

Në mbishkrim, këngëtarja pohoi se “dikush më dërgoi me postë një letër higjienike të përdorur”.

Letra, e dërguar nga Miami dhe me një pullë postare me një qen të vogël mbi të, shkaktoi një bujë reagimesh.

Ndërsa një përdorues i Twitter-it i kërkoi Bebe Rexhës që ta “nuhaste” atë – këngëtarja iu kundërpërgjigj duke shkruar “Çfarë dreqin, në asnjë mënyrë”.

 

Ndërkohë në një tjetër koment, një fans e inkurajoi atë që të lante duart pasi kishte pranuar këtë postë të çuditshme.

“Vëlla, i kam larë nja 10 herë”, shkroi Rexha në përgjigjen e saj ndaj fansit në Twitter.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit