Bashkimi Evropian ka përsëritur se rihapja e urës së Ibrit varet nga dialogu, ndërsa çdo vendim në lidhje me statusin e saj duhet të merret përmes këtij procesi.
Një zëdhënës i BE-së i ka thënë Klan Kosovës se blloku “planifikon ta vendosë çështjen e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”.
“Të gjitha marrëveshjet e dialogut, duke përfshirë edhe atë të urës, duhet të zbatohen plotësisht. BE-ja u kërkon të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”.
“BE planifikon ta vendosë çështjen e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut. Çdo takim i dialogut do të njoftohet në kohën e duhur”, ka thënë ai.