13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

BE: Kosova e Serbia s’janë të gatshme të arrijnë marrëveshje për dinarin

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka thënë se përpjekjet për gjetjen e një marrëveshjeje për çështjen e dinarit në Kosovë kanë dështuar, duke theksuar mungesën e gatishmërisë për kompromis nga të dyja palët.

Pas takimit të shtatë për çështjen e dinarit, BE-ja ka bërë të ditur se edhe pse ka paraqitur propozime kompromise, dallimet e palëve kanë penguar një zgjidhje të pranueshme.

BE-ja ka vlerësuar se nuk ka gatishmëri për gjetjen e një marrëveshjeje në të ardhmen, por mbetet e hapur për takime të ardhshme sapo të sinjalizohet gatishmëria për kompromis nga palët.

“Megjithatë, pavarësisht se BE-ja paraqiti një propozim kompromisi që përshtati pozicionet e palëve në masën maksimale të mundshme, palët nuk mundën të binin dakord për disa çështje kyçe, duke përfshirë shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të njësisë së re, fushëveprimin e përfituesve të këtij entiteti, dhe ndihmë financiare nga Serbia për institucionet e mbështetura nga Serbia në Kosovë”, thuhet në komunikatën e BE-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit