Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçantë për mysafirët.
Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se si shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrësit që kanë udhëtuar nga e mbarë Evropa për të marrë pjesë në Konferencën për Edukimin Medial në Kosovë, janë prezantuar suvenirët e “Hyjneshës në Fron”.
“Ky simbol i bukur i Prishtinës e ngërthen frymën dhe kulturën e qytetit tonë
“Le të shërbejë kjo dhuratë si kujtim i çmuar për vizitën tuaj dhe për lidhjet që i keni krijuar këtu. Faleminderit që na u bashkuat!