“BE-ja është bërë qesharake”, Hoxhaj kërkon konsultime intensive me BE-në për aktgjykimin

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në Click të RTV21 ka folur për qendirmin e Bashkimit Evropian për procesin e integrimit të Kosovës, duke thënë se BE-ja po e mban në sirtar aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat që nga viti 2022.

Hoxhaj i ka cilësuar si të papranueshme deklaratat e zyrtarëve evropianë që i bëjnë thirrje Kosovës të mos e bllokojë vetë rrugën drejt integrimit evropian.

Ai tha se Kosova duhet të nisë një periudhë intensive konsultimesh me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare, përmes grupit punues të Qeverisë, me qëllim që të sqarohen çështjet që lidhen me procesin e aktgjykimit.

“BE-ja është bërë qesharake, sepse duke e mbajtur në sirtar që nga viti 2022 statusin e kandidatit të Kosovës, bën deklarata se Kosova nuk duhet t’ia bllokojë vetes rrugën. Unë mendoj se duhet të nisim me BE-në dhe shtetet anëtare një periudhë intensive konsultimesh nga ky grup punues, që ne t’i sqarojmë temat që lidhen me procesin e aktgjykimit”, deklaroi Hoxhaj.

Duke komentuar deklaratat e Marta Kos-it, Hoxhaj tha se ”nuk shqetësohem dhe nuk i marrë shumë seriozisht”.

Sa i përket përbërjes së grupit punues, Hoxhaj bëri të ditur se në të do të përfshihen edhe përfaqësues të partive opozitare.

“Do të jenë tri partitë politike, PDK, LDK dhe AAK. Sigurisht që do të jetë edhe dikush nga ne pjesë e këtij grupi”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit