9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

BE-ja e përgënjeshtron Sallahun në lidhje me Gjykatën Administrative

- Advertisement -

 

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka dhënë asnjë rekomandim për hartimin e projektligjit për Gjykatën Administrative.

Por ndryshe nga Sallahu, zyra e BE-së në Kosovë, ka bërë të ditur se ata kanë dhënë rekomandime të detajuara përmes një Opinioni Ligjor të Konsoliduar (CLO).

Madje nga kjo zyrë theksojnë se opinioni i tyre është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në nëntor 2023 ashtu edhe në Kuvendin e Kosovës në maj 2024.

“BE-ja ka dhënë rekomandime të detajuara për projektligjin për Gjykatën Administrative përmes një Opinioni Ligjor të Konsoliduar (CLO) të dorëzuar si në Ministrinë e Drejtësisë në nëntor 2023 ashtu edhe në Kuvendin e Kosovës në maj 2024. CLO është shpërndarë brenda Kuvendit, duke përfshirë anëtarëve të Grupit të Punës përgjegjës për finalizimin e projektligjit”, thuhet në një përgjigje të zyrës së BE-së për Tëvë1.

Ndryshe, nga BE-ja edhe njëherë këmbëngulin që ky projektligj duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Shqetësimet tona kryesore vazhdojnë të lidhen me menaxhimin e gjykatave, planifikimin e buxhetit dhe sfidat e burimeve njerëzore. Ndërsa BE-ja mirëpret zhvillimet e vazhdueshme të reformës në drejtësinë administrative dhe mbështet krijimin e një strukture të re gjyqësore, ne i bëjmë thirrje Kuvendit që t’i adresojë këto rekomandime të gjera në mënyrë që të përafrojë Ligjin me standardet e BE-së. Ripërsërisim rekomandimin tonë për dërgimin e projektligjit edhe në Komisionin e Venecias”, thuhet më tej.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit