16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

BE-ja duhet të vendosë tarifa prej rreth 50%, për të frenuar importet e makinave elektrike kineze

- Advertisement -

BE-ja do të duhet të vendosë tarifa të mëdha, prej rreth 50%, për të frenuar fluksin e automjeteve elektrike (EV) të lira kineze në bllok.

Hetimi i kryer kundër subvencioneve për makinat elektrike kineze, pritet të përfundojë brenda javësh, por studiuesit në Rhodium Group, thonë se çdo veprim ndëshkues, ka të ngjarë të jetë shumë pak, për të penguar prodhuesit e makinave kineze.

“Ne presim, që Komisioni Europian, të vendosë tarifa në intervalin 15-30%. Por, edhe nëse tarifat arrijnë vlerën më të lartë të këtij diapazoni, disa prodhues me bazë në Kinë, do të jenë ende në gjendje të gjenerojnë marzhe të rehatshme fitimi, për makinat që eksportojnë në Europë, për shkak të avantazheve të konsiderueshme të kostos, që gëzojnë,” thotë raporti.

“Detyrimet në intervalin 40-50% – ndoshta edhe më të larta, për prodhuesit e integruar vertikalisht, si BYD – ndoshta do të ishin të nevojshme, për ta bërë tregun europian jo tërheqës për eksportuesit kinezë të automjeteve elektrike.”

Automjeti Seal U i BYD-së, për shembull, shitet për 20,500 € në Kinë dhe 42,000 € në BE. Fitimi i vlerësuar, është respektivisht 1,300 € dhe 14,300 €, duke dhënë një nxitje të fortë për eksport, thotë Rhodium.

Importet tashmë paguajnë një tarifë prej 10% të BE-së, që arrin afërsisht 2,100 euro për automjet.

“Sipas llogaritjeve tona, një tarifë prej 30%, do ta linte kompaninë me një prim prej 15% (4700 euro) në BE, që do të thotë se eksportet në Europë do të mbeten shumë tërheqëse,” thuhet në raportin e Rhodium.

BYD madje mund të ulë çmimet, për të arritur objektivin e saj, për të kapur 5% të tregut të BE deri në vitin 2025 dhe 10% deri në vitin 2030, thotë raporti. “Shumë modele të tjera elektrike kineze, do të gëzonin ende një premium fitimi të fortë të BE-së.”

Brukseli njoftoi hetimin e tij në tetor, pasi një rritje e importeve kërcënoi prodhuesit vendas, që po kalojnë nga automjetet me motor me djegie të brendshme, në ato elektrike.

Importet e automjeteve elektrike nga Kina, duke përfshirë nga prodhuesit jo-kinezë me fabrika atje, u rritën nga 1.6 miliardë dollarë në 2020, në 11.5 miliardë dollarë në 2023. Pjesa e tregut të markave kineze, u rrit më shumë se katërfish në atë kohë, në 8% vitin e kaluar.

Kjo do të arrijë në 11% këtë vit, duke u rritur në 20% deri në vitin 2027, sipas vlerësimeve nga OJQ-ja Transport & Environment.

Prodhuesit gjermanë dhe amerikanë të makinave, të cilët prodhojnë në Kinë dhe shesin në BE, mund të jenë gjithashtu të prekur ndaj tarifave më të larta. Rodium thotë se taksat 15% do të ‘fshinin’ fitimet për eksportet e Teslës nga Kina në BE.

Qeveria e Kinës, e ka denoncuar hetimin si proteksionist, duke thënë se kompanitë e saj, janë thjesht më konkurruese.

Zyrtarët e BE-së, thanë se detyrimet paraprake mund të zbatohen që në maj, megjithëse afati përfundimtar është korriku. Detyrimet e përhershme, do të duhej të fitonin mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të BE-së dhe do të vendoseshin në nëntor.

Rhodium tha se investimet masive në fabrika, nënkuptonin që prodhuesit kinezë të makinave, ishin të detyruar të eksportonin, për të arritur një kthim të kënaqshëm.

Deri në vitin 2026, kapaciteti vjetor i prodhimit të BYD në Kinë, do të arrijë në 6.6 milionë EV nga 2.9 milionë në fund të 2023. Për të shitur këtë kapacitet brenda vendit, BYD-së do t’i duhet të dyfishojë shitjet e saj në një treg të ngadalësuar.

Me vendet, duke përfshirë SHBA-në, që tashmë kanë vendosur tarifa dhe kufizime, BE-ja është bërë tregu i zgjedhur.

Rodium parashikon, që politikëbërësit e BE-së në Bruksel, mund të përdorin mjete të tjera për të mbrojtur industrinë vendase. Ata mund të kufizojnë importet kineze për arsye sigurie, duke pasur parasysh sa të dhëna mbledhin automjetet, ose të fokusojnë subvencionet e konsumatorit, për automjetet elektrike të modeleve të BE-së.

Komisioni Europian tha se do të përfundonte vizitat inspektuese, deri në fund të prillit dhe po “vlerësonte të dhënat dhe informacionin e verifikuar”. / FT/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit