28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

BE “e zhgënjyer” që Siljanovska shmangu emrin “Maqedoni e Veriut” gjatë ceremonisë së betimit

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë.

Përmes një komunikate, BE-ja ka shprehur keqardhje për veprimin e Siljanovska-Davkova, duke rikujtuar rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

“BE shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm. BE-ja rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet në një deklaratë të BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit