Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, ka shuar çdo spekulim lidhur me të ardhmen e Michael Olise, duke bërë të qartë se anësori francez nuk është në shitje.
Në një deklaratë për ZDF, Eberl u shpreh pa asnjë dilemë se lojtari është i paprekshëm për klubin bavarez.
“Michael Olise është absolutisht i paprekshëm”, deklaroi ai, duke përforcuar qëndrimin e prerë të drejtuesve të Bayern-it.
Ai theksoi se largimi i 22-vjeçarit nuk është diskutuar në asnjë moment brenda klubit.
“Nuk ka asnjë shans. Nuk e kemi menduar as për një sekondë. Për ne, nuk ekziston si opsion shitja e Olises”, shtoi Eberl, duke mbyllur çdo derë për klubet e interesuara.
Olise ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të sezonit për Bayern Munich, duke regjistruar 19 gola dhe 29 asistime në të gjitha garat.
Performancat e tij e kanë shndërruar në një element kyç në repartin ofensiv të skuadrës, duke fituar besimin e plotë të stafit dhe drejtuesve të klubit.






