27.1 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Bayern-Real, dy gjigantët evropianë publikojnë formacionet zyrtare për sfidën e parë

- Advertisement -

Bayern Munchen dhe Real Madridi do të ballafaqohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mynih, në stadiumin “Allianz Arena”, duke filluar nga ora 21:00.

Si rëndom, Reali ka publikuar formacionin zyrtar dy orë para fillimit të takimit, ku nuk mungojnë befasitë.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë Lucas Vasquez në vend të Dani Carvaja, teksa në qendër Rudiger do të jetë partner me Nachon.

Mesfusha do të jetë e përbërë nga Valverde Tchouameni dhe Kroos, më i avancuar do të jetë Jude Bellingham.

Në sulm do të jenë dyshja braziliane, Rodrygo me Vinicius Jr.

Ndërkohë te bavarezët, Jamal Musiala dhe Konrad Laimer janë rikuperuar dhe do të luajnë nga fillimi në këtë takim.

Formacioni zyrtar i Bayernit:

Neuer; Kimmich, Eric Dier, Kim, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Leroy Sané, Musiala, Guerreiro; Harry Kane.

Image

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit