Bayern Munichu ka triumfuar me përmbysje ndaj Shakhtar Donetsk, derisa PSG-ja i është kthyer fitoreve duke mposhtur RB Salzburgun.
“Bavarezzët” arkëtuan pikët e plota me rezultat të thellë 1:5.
Shakhtar fillimisht befasoi të gjithë për të kaluar në epërsi përmes Kevin pas vetëm pesë minutave lojë.
Mirëpo, Bayerni u këndell shpejtë falë Konrad Laimer që shënoi një gol të bukur (11’).
Thomas Muller pastaj e përmbysi epërsinë pas një asistimi fantastik të Jamal Musialas (45’).
Për golin e tretë u përkujdes Michail Olise duke realizuar nga pika e bardhë (70’).
Kurse, Musiala e shtoi edhe më shumë avantazhin pas bashkëpunimit me Laimer (87’).
Fitoren krejt në fund e vulosi Olise (90+1′).
Bayerni renditet në pozitën e gjashtë me 12 pikë ndërsa Shakhtar zë pozitën e 26-të me katër sosh.
Ndërkohë, Paris Saint-Germain fitoi me rezultat të thellë 0:3 në udhëtim te RB Salzburgu.
“Parisienët” ishin nën presion shkaku që lehtësisht mund të mbeteshin jashtë play-offit të Ligës së Kampionëve, mirëpo që u kthyen te fitorja.
Gonçalo Ramos me gol të bukur i dha epërsinë PSG-së pas 30 minutave lojë.
Ishte Nuno Mendes që dyfishoi epërsinë (72’), kurse fitoren e vulosi Doue pas asistimit të Hakimit (85’).
PSG-ja shkon në koutën e shtatë pikëve në pozitën e 24-të, kurse Salzburg qëndron në vendin e 32-të me tre sosh.