21.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

- Advertisement -

Bavarezët janë nikoqir të Los Blancos në ndeshjen e parë gjysmëfinale të edicionit 2023/24, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në tokën gjermane.

VendiAllianz Arena

Koha21:00

Lajme rreth ekipeve

Bayern Munich

Alphonso Davies rikthehet nga një ndalim dhe pritet të luajë si mbrojtës i majtë sot (e martë) mbrëma.

Matthijs De Ligt, Konrad Laimer dhe Jamal Musiala do të vlerësohen para ndeshjes.

Thomas Tuchel gjithashtu shpreson të ketë Leroy Sane dhe Serge Gnabry në dispozicion për përzgjedhje, duke thënë se ky i fundit do të shënojë kundër Real Madridit.

Real Madrid

Dani Carvajal është i suspenduar por Carlo Ancelotti rikuperon Aurelien Tchouameni pas suspendimit të tij kundër Manchester Cityt.

Jude Bellingham është shëruar me kohë dhe pritet të filloj si titullar, ashtu si Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes.

Thibaut Courtois dhe David Alaba mungojnë për gjigantët spanjollë.

Fakte

Ekipi i Thomas Tuchel është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ekipi i Carlo Ancelottit është i pamposhtur në 18-të ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Bayern Munichu dhe Real Madridi kanë shënuar së paku nga një gol në pesë ndeshjet e fundit në mes vete.

Së paku tri gola janë shënuar në pesë ndeshjet e fundit mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Bayern Munichu dhe Real Madridit kanë zhvilluar 31 ndeshje mes vete, ku Bavarezët kanë fituar 14 herë, Los Blancos 13 herë dhe katër ndeshje janë mbyllur baras.

Analizë

Bayern Munich ka fituar katër herë radhazi teksa po përgatitet për ndeshjen e madhe ndaj Real Madridit. Skuadra gjermane po luan vetëm për Ligën e Kampionëve, pasi titulli i Bundesligës është fituar tashmë nga Bayer Leverkusen.

Megjithatë, Real Madridi gjithashtu synon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe synon të marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në udhëtim, për ta pasur më lehtë në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu.

Los Blancos kanë fituar katër ndeshjen e fundit, që përfshin suksesin e tyre në penallti ndaj Manchester City në fillim të këtij muaji, dhe ata do të besojnë se mund të sigurojnë fitoren në këtë ndeshje ndaj Bayern Munich.

Formacionet e mundshme

Bayern MunichNeuer; Kimmich, Dier, Min-Jae, Davies; Goretzka, Pavlovic; Gnabry, Musiala, Sane; Kane;

Real MadridLunin; Vazquez, Rudiger, Nacho Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr;

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit