20.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Baton Haxhiu: Po të mos ishte KFOR-i, sot do të mbanim zi për policët tanë

- Advertisement -

Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në Pressing se po të mos ishte KFOR’i sot do të ishim duke mbajtur zi për policët tanë.

Sipas Haxhiut, situata do të ishte tejet e rrezikshme, po të kishte përballje direkte në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

”Po mos të ishin ne do të mbanim zi për policët tanë. Po të mos ishte KFOR’i çfarë do të bënim? Mendo që Policia jonë do të heshte”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, ai ka thënë se po të kishte polic të Kosovës të papërgjegjshëm situata do të keqësohej dukshëm.

“Ne mund të themi që Policia ka qenë në stadin e saj moral për vendin që përfaqësojnë, po të ishte dikush i pandërgjegjshëm pak dhe të kishte frikë aty masakra do të ishte e pashmangtë”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari Haxhiu, gjithashtu ka shtuar se Kosova e ka një kryeministër të izoluar që sipas tij nuk e pret askush.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit