16.4 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Bastisjet dhe arrestimet e EULEX-it, Faik Fazliu: Kjo prokurori urdhat i merr nga Beogradi

- Advertisement -

Ish anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu ka folur në Pressing të T7 për bastisjet e familjarëve të dëshmorëve, Bahri e Fahri Fazliut, por edhe ndalimin që Rrustem Mustafës i është bërë nga EULEX-i.

Ai ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale është degë e Serbisë.

Sipas tij, të gjitha urdhërat i marrin nga prokuroria në Beograd që kur kanë nisur me operacione.

”Unë e kam quajtu këtë Prokurori si degë të Prokurorisë së Serbisë që kur ka nisur operacionet. Unë jam i bindur që urdhërat i merr nga Prokuroria e Serbisë”.

”Unë këtë e shoh si një lloj shantazhi, në mënyrë të tërthort të të gjithë atyre që janë kundër kësaj prokurorie”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit