15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshje në fushën e industrive kreative

- Advertisement -

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, tha se kjo do të sjellë një frymë dhe energji të re bashkëpunimi.

“Një energji fantastike, e cila filloi me vizitën e presidentit Macron, pastaj nga tetori në prill u bë një punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare dhe rikthimi i vizitës së kryeministrit Rama në Paris ishte gjithashtu një histori suksesi, që tani duhet zbërthyer në nivelet më të vogla. Ne në Tiranë jemi përgjegjës për disa prej aktiviteteve që kemi dakordësuar. Ne jemi përgjegjës për Kubin Francez, i cili do ta zhvillojë aktivitetin te Piramida e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

“Jam entuziaste për faktin, që niveli i bashkëpunimit, i marrëdhënieve mes Francës dhe Shqipërisë është tejet i shkëlqyer, është gjallëruar, forcuar, pasqyruar përmes vizitës së dyfishtë që presidenti Macron zhvilloi në vjeshtën e kaluar dhe së fundmi vizita e kryeministrit, Edi Rama në Paris, së cilës ne kërkuam t’i jepnim të gjithë dimensionin e saj konkret, përmes bashkëpunimeve direkte mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Parisit”, tha ambasadorja e Francës.

Veliaj vuri theksin te bashkëpunimi me ambasadën franceze për konkretizimin edhe të dy iniciativave të tjera, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

“Më vjen mirë që tani institucionalizojmë këtë bashkëpunim me Francën, me shpresë do kemi një ditë filma të denjë, jo vetëm që të marrin pjesë, por edhe të fitojnë në Kanë. “Micro-folie” ishte një eksperiment i suksesshëm. La Villette, kompania ose agjencia publike që e ka këtë koncept, “Micro-folie”-në, pas këtij eksperimenti do përfshihet për ta pasur në mënyrë permanente këtë për fëmijët tek Piramida”.

Teksa vlerësoi raportin special mes Tiranës dhe Parisit, Veliaj tha se në fillim të muajit maj do të ketë një takim me kryebashkiaken e Parisit për të fuqizuar edhe më tej urat e bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit