Arta Bajraktari – Temaj, bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së, Ekrem Bajraktari nga Prizreni ka nevojë urgjente për ndihmë.
Asaj i duhet urgjentisht ta bëjë transplantimin e palcës kurrizore në Turqi.
Ekrem Bajraktari (ish ushtar i UÇK-së) nga Prizreni me profesion është mësimdhënës, mirëpo kushtet ekonomike i ka të rënduara sepse qe 2 vite është duke u marr me bashkëshorten e tij, është me kredi dhe për më tepër jeton me qira. Shuma fillestare që kërkohet nga spitali Turk është 75.000 euro. Rreth 30% të shumës i ka siguruar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, pjesa tjetër pritet të mblidhet nga njerëzit e vullnetit të mirë”, ka njoftuar një mik i Ekrem Bajraktarit.