Bashkëpunim i ri në Prishtinë: Besianë Musmurati emërohet nënkryetare e Kryeqytetit

- Advertisement -

Një bashkëpunim i ri politik është formalizuar në Kryeqytet mes Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me synim zhvillimin e Prishtina dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përmes këtij bashkëpunimi, palët janë zotuar për një qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në funksion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në të mirë të publikut.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Besianë Musmurati është emëruar në pozitën e nënkryetares së Kryeqytetit. Ajo sjell me vete përvojë të gjatë në diplomaci, politika publike dhe menaxhim institucional, duke kontribuar ndër vite në proceset vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Më herët, Musmurati ka ushtruar funksione të rëndësishme në komunën e Prishtinës, veçanërisht në sektorin e arsimit, ku është vlerësuar për përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Zyrtarët kanë shprehur besimin se angazhimi i saj në këtë detyrë të re do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të Kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës.

Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike.

Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare.

Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit.

Të ngjashme

Të fundit