6 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Basha: Nuk do të futem në një listë me Berishën. Së shpejti do të nisim me shpalljen e kandidaturave

- Advertisement -

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha tha në intervistë për gazetarin e MCN Tv, Mariglen Kume se ata që i shkojnë mbrapa Berishës dhe Metës, duan që të përfitojnë nga situata e tyre në raport me drejtësinë dhe faktorin ndërkombëtar.

Basha bëri me dije se së shpejti do të shpallë kandidaturat për deputet, ndërsa përjashtoi mundësin e futjes në një listë me Berishën.

“Vendimi ynë është i qartë, rekurs ligjor për të mos lejuar padrejtësi, do t’i shkojmë deri në fund çështjes për të mos lejuar tjetërsimin e identitetit të demokratëve sipas tekave të pushtetit dhe pazareve të pushtetit, por gjithsesi pjesëmarrje në zgjedhje me hapësirën që lejon Kodi Zgjedhor. Kemi nisur dhe po avancojmë me procesin e evidentimit të kandidaturave, kemi shpallur programin tonë dhe besoj se së shpejti do të nisim me shpalljen e kandidaturave për deputet.

Çdo hapësirë e Kodit Zgjedhor do të përdoret për të pamundësuar çdo skenar që t’i mohojë shqiptarëve alternativën që ne paraqesim, si Demokratë Euroatlantikë, me programin tonë dhe kandidatët tanë.

Ata që i shkojnë mbrapa zotit Berisha dhe zotit Meta shpresojnë të përfitojnë nga situata e tyre në raport me drejtësinë dhe në raport me faktorin ndërkombëtar. Për interesat e tij personale, Berisha bashkëpunon me Ramën në një ekuacion, ku njërit i ka lëshuar të drejtën të marrë sërish në tavolinë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, me qëllim që ky të mbajë në tavolinë monopolin mbi opozitën.

Thirrja jonë ndaj çdokujt që tashmë e ka kuptuar të vërtetën është që nuk është vonë që t’i bashkohet Demokratëve Euroatlantikë si alternativa e vërtetë me programin tonë, ekipin tonë, për të larguar Ramën dhe qeverisjen e tij të korruptuar dhe për të zhbërë çdo pazar. E përjashtoj kategorikisht”, tha Basha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit