Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka drejtuar kritika të rënda ndaj Bashkimit Evropian.
Ai ka vlerësuar se Kosova ka përkushtim të bëhet pjesë e familjes evropiane, por Evropa nuk e ka një përkushtim të tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Basha ka shkruar se Evropa është e përkushtuar që ta mbaj Kosovën jashtë kësaj familje.
Sipas tij, kjo po bëhet vetëm pse Kosova nuk po bën favore Serbisë.
“Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane! N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbaj jashtë kësaj familje! Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit! Urime Dita e Evropës!”, ka shkruar Basha.