Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë vizituar ecurinë e punimeve për rehabilitimin e rrugës Prekoc–Marec–Krilevë (R123a), një projekt me gjatësi 16 kilometra dhe vlerë prej 3.1 milionë eurosh.

Gjatë vizitës u theksua se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Mjedisit për të koordinuar rehabilitimin e rrugës me masat për mbrojtjen dhe trajtimin e lumit Marec përgjatë këtij segmenti.

Sipas Bashës, kjo qasje e përbashkët synon të parandalojë vërshimet dhe të mbrojë trupin e rrugës nga dëmtimet e mundshme në të ardhmen, duke siguruar një infrastrukturë më të qëndrueshme.

“Përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional synojmë që infrastruktura rrugore dhe lumenjtë të trajtohen në harmoni duke garantuar qarkullim më të sigurt dhe njëkohësisht respektimin e politikave për mbrojtjen e lumenjve dhe mjedisit”, ka shkruar Basha në Facebook.

 

Të ngjashme

Të fundit