Barcelona i ka bërë të qartë Robert Lewandowskit se për të vazhduar në klub duhet të pranojë ulje page prej rreth 50% dhe rol më pak të rëndësishëm në ekip.
Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas planifikon të sjellë një sulmues të ri dhe ta kthejë polakun në opsion rezervë.
Vendimi përfundimtar i takon Lewandowskit, i cili po shqyrton nëse do të pranojë kushtet e reja apo do të kërkojë një aventurë tjetër.






