Barcelona edhe njëherë tjetër e ka dëshmuar edhe njëherë formën e mirë që po kalon.
Pasi e mposhti 5:2 Real Madridin në finale të Superkupës së Spanjës, katalonasit shënuan përsëri pesë gola.
Kësaj radhe në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit ndaj Betisit, shkruan Gazeta Express.
Blaugrana triumfuan 5:1 ndaj Real Betis, për ta siguruar fazën çerekfinale në këtë garë.
Gavi kaloi vendasit në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes, pas asistit nga Dani Olmo.
Jules Kounde dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të pas një asisti të bukur nga Lamine Yamal.
Më pas pasuan dy gola të anuluar për Barcelonën të shënuar nga Kounde dhe Yamal. Të dy u anuluan nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Raphinha shënoi për 3:0 në minutën e 58-të, kurse nëntë minuta më vonë Ferran Torres realizoi për 4:0 pas asistit të Dani Olmos, i dyti i tij sonte.
E Lamine Yamal s’kishte si të mungonte në listën e realizuesve me një gol në minutën e 75-të.
Krejt cfarë arritën të bënin andaluzianët ishte goli i nderit i shënuar nga Vitor Roque nga pika e 11-metërshit.