28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Barcelona mposht me përmbysje Alavesin

- Advertisement -

Gjiganti katalunas Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga.

Barça fitoi me përmbysje sot ndaj Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-t.

“Blaugranët” triumfuan me rezultatin 2:1, falë dy golave nga Robert Lewandowski (53’, 78’). Sulmuesi polak golin e dytë e shënoi nga penalltia.

Për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Samu Omorodion (1’).

Barcelona pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe renditet e treta në tabelë, me dy pikë më pak se Real Madridi dhe katër më pak se skuadra lidere, Girona.

Alavesi ndodhet në pozitën e 14-të me 12 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit